“Basha blen shtëpinë luksoze”, reagon Lubonja: Shkoi tek vila e Papulit që e qujati biznesmen të PS-së
Lubonja është shprehur se Basha ka shkuar te vila e Agron Papulit, të cilin e ka quajtur biznesmen të PS-së.

Zhvendosja e Lulzim Bashës në një nga vilat luksoze të “Long Hill Residence”, në zonën e Lundrës, dy ditë më parë, u bë një nga lajmet më të klikueshme.
Për këtë, analisti Fatos Lubonja ka reaguar ndaj Bashës, për këtë veprim për faktin se, sipas tij, biznesmeni që ka në pronësi këto vila, Agron Papuli, është sulmuar publikisht nga PD si i lidhur me Partinë Socialiste.
“S’mund të mos komentoj që kryetari i PD shkon dhe merr vilë te Papuli. S’mund të përmend emra, por këta vetë e kanë quajtur biznesmenë i PS e shumë të tjera. Po pse more aty e gjete të shkosh ti? Ky është problemi i tyre”, tha Lubonja në “Real Story”.
Ishte Dritare.net, media e cila publikoi dhe një foto të makinës së Bashës teska futej në kompleksin e vilave dhe shtonte se ai kishte blerë një banesë luksoze aty. Por pas këtij lajmi erdhi një reagim dhe nga Partia Demokratike, e cila e mohon këtë lajm. Sipas reagimit të PD, thuhet se Basha në atë zonë ka marrë një shtëpi me qera, pasi banesa e tij tek pallati ngjitur me stadiumin është dëmtuar nga tërmeti.