Besnik Muçi: Kush nga ju nuk ka probleme me pasurinë, më thoni? Fajin ma ka Dvorani dhe emërimi në Kushtetuese

Besnik Muçi ka reaguar pas shkarkimit nga vettingu.
Ai ka thënë se vendimi është i padrejtë, pasi sipas tij, të gjithë shqiptarët kanë probleme me pasurinë.
“Më thoni kush është ai qytetar shqiptar, pasuria e të cilit mos të ketë probleme të natyrës së qindra mijërave lekë.
Unë e kam thënë, jam bërë vet prokuror, kam konkurruar dhe kam ushtruar 17 vjet profesionin me përkushtim, korrektesë, duke zbatuar ligjin pa asnjë masë disiplinore.
Mëkati i vetëm është që aplikova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Mëkatin tjetër e bëri zoti Dvorani, më listoi i treti në listë, për vakancat e Presidencës dhe Kuvendit.
Mëkatin tjetër e bëri presidenti Meta që më emëroi anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Ku qëndron problemi im në këtë lloj situate, çfarë mund të bëjë një jurist që ka besim te institucioneve e vendit të tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar dhe procedurat institucionet”, tha ai.(TemA)