Blendi Fevziu fyen deputetët e opozitës: Bandë injorantësh, të lexojnë librat e mi para se t’i vini kandidatë herë tjetër

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur i revoltuar për nivelin e deputetëve te opozites se re në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët zëvendësuan opozitën e bashkuar, PD dhe LSI, pasi dogjën mandatet që në shkurt të këtij viti.
Gjatë debatit të mbrëmshëm në emisionin “Opinion” për mundësinë e shpërndarjes së parlamentit nga presidenti Meta, Fevziu i kërkoi me humor Luan Ramës, përfaqësuesit të LSI-së që kur të përpilojnë listat e radhës, kandidatët t’i nënshtrohen një audicioni me video ku të tregojnë se dinë të lexojnë.
Madje, Fevziu u shpreh se deri tani kanë treguar se një pjesë e tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare, duke fyer ne kete menyre te gjithe keta deputete, qe mbeshteten fort nga partneret tane nderkombetare.
“Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audicion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit.
Disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.
Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare. Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi.
Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme”, tha Fevziu.