Brenda kampit famëkeq Al-Hawl në Siri ndodhen 80 gra dhe fëmijë shqiptarë

Kampi Al Haël u bë i njohur për shkak të Alvin Berishës, vogëlushit që preku zemrat e miliona italianëve dhe shqiptarëve me historinë e tij të dhimbshme. Fati e desh që Alvin Berisha t’i shpëtojë bombardimeve ku humbi jetën nëna e tij. Me pas, ia doli të mbijetojë i vetëm në kampin Al Haël, ku jetojnë mbi 74 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë të luftëtarëve të ISIS të kapur rob.
Por, në kampin Al Haël, që mund të konsiderohet edhe një burg i madh, ende strehohen dhe rreth 80 shtetas të tjerë shqiptarë, gra dhe fëmijë që qëndrojnë aty prej shumë kohësh jetojnë një grup shqiptarësh të tjerë, gra dhe fëmijë.
Shtetasit shqiptarë ndodhen në pjesën veri-perëndimore të kampit të Al Haël, në pjesën fundore të tij, përcjell A2.
Lidhur me këtë drejtor i çështjeve të sigurisë, IDM, Redjon Qirjazi tha se: “Ka një argument ligjor për të ndërhyrë, por ka edhe argument humanitare. Gratë shqiptare janë viktima të këtij procesi. Këta persona kanë kaluar rreziqe të jashtëzakonshme. Rrezikojnë trafikimin, ndërsa janë objekt abuzimi”.