“Brenda një nate 30 të rinj kanë ikur”, Basha jep alarmin për emigrimin e të rinjve

Projekti i Bashës “Rrugëtimi për Shqipërinë” ka pasur për stacion Shkodrën pasditen e sotme. Në një takim me të rinjtë e qytetit, Basha tha se “ajo që po përjetojmë sot nuk krahasohet as me periudhën më të errët të stanjacionit. Raporti i BB thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005”.

Sipas Bashës, plaga më e madhe është emigracion i të rinjve. “Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj” – tha Basha duke treguar, se kjo nuk është aspak politika që duhet.

Kreu demokrat që shprehur jo vetëm mendimin e Partisë Demokratike, por edhe të të gjithë opozitës tha se  është koha të bëhemi bashkë për t’i dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëria i ka mundësitë t’i japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund” – tha Basha.

Basha tregon cilësinë që e dallon nga politikanët e tjerë: Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politikë, është padrejtësia që shikoja në vend. Lufta ndaj padrejtësisë, është lajtmotivi im. Fundi i padrejtësisë, gjëja më e rëndësishme – tha ai.
Sipas Bashës, duhet të marrë fund modeli i qeverisjes me kriminelë dhe të ndërtojmë një model normal europian, sepse jam i vendosur – tha ai – të vazhdoj deri në fund luftën ndaj padrejtësisë që ka qënë lajtmotivi i futjes time në politikë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT