“Do digjej Parlamenti”, Komisioni njihet me raportin ‘top sekret’ të SHISH

Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta njihet me dokumentin sekret të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili njoftonte kreun e shtetit se në ditën e protestës së opozitës do të sulmoheshin institucionet si Parlamenti.
Pikërisht kjo deklaratë e presidentit dhënë në dëshminë e tij para komisionit hetimor më 9 shtator u bë shkak që të kërkohet raporti i detajuar për të njohur se nga cili Shërbim Sekret kishte dhënë një informacion i tillë.
Raporti sekret i SHISH është dorëzuar nga vetë presidenti Meta si provë për argumentuar arsyen se e nxjerrjes së dekretit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Kryekomisioneri Ulsi Manja bëri publike faktin e mbërritjes së dokumentacionit “Top Secret” për informacionin e paraqitur nga presidenti Meta dhe se paralajmëroi deputetët, anëtarë të këtij komisioni se publikimi i të dhënave sekreteve në media elektronike apo të shkruar, fotokopje apo origjinale përbën një vepër penale.
Gjithashtu, socialisti Manja bëri të ditur se jo të gjithë anëtarët e këtij komisioni janë të pajisur me certifikatë sigurie dhe se sipas tij, lista i ka ardhur nga sekretari i Përgjithshëm se cilët nga anëtarët e disponojnë atë.
Pas kësaj, Manja kërkoi që të zhvillohet mbledhje me dyer të mbyllura për të diskutuar mbi natyrën e dokumenteve sekret dhe të raporteve të komisionit të Venecias.