Gafa e Ramës me hartën, Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.
Në postimin e tij në Facebook, Rama ka treguar hartën e ‘investimeve për sigurimin e furnizimit me 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug’ të Shqipërisë.
Mirëpo kjo video nuk është pritur mirë nga ndjekësit pasi territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë.
