Gjendet “thesari” brenda makinës së prokurorit Ndoja/ Zgjohen hetuesit, në bagazh ‘flinte’ dosja e pronave të Skerdilajd Konomit

Dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë më parë, si edhe dosja pronave të gjykatësit të vrarë disa vitë më parë, Skerdilajd Konomi janë gjetur në në bagazhin e makinës ku ndodhej prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, ditën që iu bë atentati.

Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se gjetja e këtyre dokumentave kthehet në pistën kryesore të hetimit për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja pasi zbulon konfliktin për tokat e pretenduara nga familja e viktimës Konomi, toka të cilat u kaluan në mënyrë të dyshimtë në emër të një organizate kriminale, pjesë e të cilit është “Rrumi”, që ndodhej në makinë me Nodjan ditën e atentatin.

Kjo gjë mendohet të ketë çuar edhe në konfliktin mes prokurorit dhe drejtuesit të ri të hipotekës, Liridon Pula, që kishte rënë në gjurmët e këtij transaksioni.

Prokuroria e Durrësit u grabit dy herë një vit më parë, në muajin maj teksa persona të paidentifikuar të cilët kishin arritur të dëmtonin edhe serverin. Dosja që humbi ishte ajo e pronave të gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi dhe një tjetër dosje.

Në lidhje me këtë çështje, gazetari Artan Hoxha tha një natë më parë i ftuar në “Opinion” se toka që pretendon “Rrumi” apo familjarët e tij në Gjirin e Lalëzit është e mbivendosur në një sipërfaqe prej 3500 hektarësh që ka fituar Skerdilajd Konomi në 14 qershor 2009 me vendim të gjykatës së lartë, është mbivendosur.

Hoxha shtoi edhe faktin se “Rrumi” i njohur ndryshe si Land Muharremi ka qenë i dyshuari kryesor për atentatin ën të cilin mbeti i vdekur gjyqtari Skerdilajd Konomi.

Skerdilajd Konomi u ekzekutua në mënyrë makabre me një shpërthim në qendër të Vlorës në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë.

Gjykatësi Konomi, 33 vjeç, baba i dy fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa krimi shkaktoi një tronditje të fortë në publik, për ashpërsinë e ekzekutimit, si dhe mesazhi që u përçua nga krimi.

Prokuroria e Krimeve të Rënda mori menjëherë në dorë hetimet dhe ndonëse kanë kaluar 8 vite, ende dosja vijon të mbetet pa autor. Një nga pistat kryesore të vrasjes së Konomit, mbetet çështja e pronave që paraardhësit e 33- vjeçarit zotëronin në Hamallaj të Durrësit dhe në Gjirin e Lalzit.

“Dosja Konomi në makinën e Ndojës”: E vjedhur nga posta

Detaje të tjera dalin në dritë nga hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Sipas Top Channel, në makinën e prokurorit, që iu bë atentat të premten e javës së kaluar, janë gjetur disa dosje. Ato dyshohet se janë dosje që lidhen me pronat në Gjirin e Lalzit. Ndër dokumentat e gjetura është dhe dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit një vit më parë, si dhe dosja e gjykatësit të vrarë disa vite më parë në Vlorë, Skerdilajd Konomi.

Referuar këtij lajmi, “burimet thonë se pista kryesore e hetimit është pikërisht një konflikt për tokat e pretenduar nga familja e viktimës, ku disa kohë më parë është bërë një transaksion i dyshimtë në hipotekën e Durërsit në favor të një organizate kriminale, çka mendohet se ka çuar edhe në konfliktin mes prokurorit dhe drejtuesit të ri të hipotekës që kishte rënë në gjurmët e këtij transaksioni”.

Nëse këto vërtetohen zyrtarisht, atëherë provohet faktin i lidhjes së prokurorit me personin me rekorde kriminale që gjendje në makinë me të, i cili figuron pjesëtar i asaj organizate. Ndërkohë, në vitin 2018 në Prokurorinë  e Durrësit ndodhi një grabitje e dokumenteve nga persona të paidentifikuar, të cilët morën serverin ku dyshohet se ishin dokumente që lidheshin me problemin e pronave në Gjirin e Lalzit.

Mbrëmjen e të hënës, në studion e “Real Story”, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se drejtori i Postës në Durrës është vëllai i personit Pëllumb Muharremit apo njohur ndryshe si “Rrumi”, personi që ndodhej në makinë me prokurorin Ndoja gjatë atentatit të së premtes. Kujtojmë se një vit më parë, veç serverit të prokurorisë së Durrësit, u vodh dhe posta e prokurorisë, ku dyshohej se dokumentet që ndodheshin aty lidheshin pikërisht me dosjen e pronave. Por ishte ish prokurori Shkëlqim Hajdari, i cili paralajmëroi të hënën se në dosjen e atentatit do të dalin të lidhura edhe çështje te tjera, perfshire edhe vrasjen e gjykatesit Konomi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT