Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia e Kina, kërcënim për Kosovën

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë me anë të një postimi, se Serbia po merr në mënyrë të vazhdueshme pajisje ushtarake nga Rusia e Kina.

Haradinaj shprehet se kjo përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën, por edhe më gjerë.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike”, shkruan Haradinaj.

Ai i bën thirrje Serbisë që “ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT