Juric ankohet te belgët: Serbët e Kosovës po hasin në probleme

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Juric është ankuar për gjendjen e serbëve të Kosovës te diplomatët belgë me të cilët është takuar së fundmi.

Gjatë takimit me një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Juric i ka njoftuar ata për situatën politike dhe sigurinë e serbëve në Kosovë, për të cilët thotë se po hasin në probleme.

Këtij delegacioni të udhëhequr nga ambasadorja Anick Van Calster, Juric i tha se fitorja bindëse e Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ka bërë të ditur edhe një herë se serbët në Kosovë në mënyrë uniteti mbështesin përpjekjet e Serbisë për të gjetur zgjidhjen paqësore dhe të kompromisit për problemet që ndodhin në Kosovë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT