Këta janë në videon e përfolur?! Botuesi afër Metës spekulon me një foto

Botuesi i njohur Nikollë Lesi ishte ndër të parët që hodhi në publik lajmin e një videoje ku një ambasador i huaj kryen marëdhënie seksuale me një zyrtare të administratës shqiptare, siç përflitet prej ditësh.
Sot pasdite Koha Jonë ka botuar në versionin e saj online një lajm me tekst të çuditshëm shoqëruar me dy foto.
Në foton e parë është ambasadori i BE në Tiranë me zv.ministren e brendshme. Në foton e dytë – siç shkruan gazeta – është ambasadori i BE “duke dalë nga Ministria e Brendshme”.
Në tekstin e KJ ku kuptohet qartë se fokusi nuk ka të bëjë aspak me përkushtimin e luftës ndaj krimit, shkruhet ndër të tjera:
“Ambasadori i BE në Tiranë Soreca mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar ministrinë e brendshme në luftën kundër krimit, luftë e cila duket se ka suksese sidomos në pajisjen e policisë me infrastrukturë moderne. Një pjesë e pajisjeve për policinë ka ardhur edhe falë punës së ambasadorit Soreca. Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme…”
A ekziston kjo video apo gjithçka është sajesë?
Dhe si duhet ta raportojë komuniteti i gazetarëve një rast të tillë?
Sipas gazetarit E. Qyno, “videoja, ka dalë për qarkullim fillimisht në disa tavolina në hotel “Rogner” dhe “Sheraton”, ku më vonë ka rënë në dorë edhe të Shërbimit Informativ Shtetëror”.
Ai shton se “kjo video ka si protagoniste një zyrtare të ministrisë së Brendshme dhe një ambasador të një vendi mik me Shqipërinë, të cilët janë në çaste intime me njëri-tjetrin”.
Të tjerë gazetarë kanë kërkuar që zëdhënësi i Metës, i cili ka njoftuar gjithashtu ekzistencën e videos të thirret nga Prokuroria.
Të tjerë mendojnë se ky lloj ushtrimi i profesionit të gazetarit nuk ka asgjë të përbashkët me raportimin e fakteve reale, por ai i shërben më shumë situatës së ngarkuar të debatit që po zhvillohet lidhur me diplomatët e kapur nga Rama të cilët presidenti meta i etiketoi sot si një “grup të strukturuar”
Publikimi i KJ mund të lexohet duke klikuar KËTU.
