“Kosova pjesë e Serbisë”/ Shahini shpjegon gabimin në libër: I paqëllimshëm, por nuk është i vetmi

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar pas publikimit të skandalit, se në librin e klasës së 8-të, Kosova paraqitet në hartë si pjesë e Serbisë. Shahini e quajti një gabim të paqëllimshëm duke shtuar se nuk është i vetmi.

Ajo tha se autori i librit, artisti grafik dhe redaktori i shtëpisë botuese nuk arritën të shihnin mungesën e shtetit të Kosovës në hartë.

“Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!”

Ajo nënvizon faktin se janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. “Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!”, theksoi ministrja Shahini.

Ndër të tjera, ministrja shprehet:

“Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të reja. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT