Kosovë, një tjetër pjesëtar i UÇK-së merr ftesën për në Hagë

Ditën e djeshme, një tjetër ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte.
Bëhët fjalë për ish-ushtarin e UÇK-së, Halil Çadraku, ku lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Peka Gashi.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka bërë publike ftesën e ardhur nga Gjykata Speciale e Hagës, ku tregohet se Çadraku do të intervistohet në Hagë më 11 dhjetor.
“Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nder dhe krenari. Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi. Halil Çadraku, ashtu siç dole faqebardhë në gjykimet e Unmik-ut, Eulexit, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykaten Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do t’a dëshmoni. Do ta dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë.Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, LIRI”, ka shkruar bashkëshortja.
