Kush e ka bllokuar shkarkimin e Metës sipas avokat Ngjelës

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vizitën që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon në SHBA.

Sipas Ngjelës, për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, Meta mendon se mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin, gjë që sipas tij është mendësi infantile.

Sa i takon procedurës për shkarkimin e Metës, Ngjela shkruan se është vetë Rama ai që e ka bllokuar.

Por, sipas tij Meta do të shkarkohet për shkelje të rëndë dhe se shkarkimi i tij është vetëm çështje ditësh.

“Procesi për të shkarkuar Metën ka mbetur në vend, sepse, siç duket, e ka bllokuar Rama. Po tani, nuk ka më gjasë të ndalojë. Këto ditë procedura duhet ta shkarkojë.

Të gjithë të trembur janë, por reforma do të shkojë deri në fund.”-shkruan Ngjela.

Pjesë nga postimi:

“Ku kuptohet se shkarkimin i Metës është çështje ditësh? Rama i tha Metës para disa ditësh: unë nuk kam gjë në dorë, këtë çështje e drejton Uashingtoni dhe Brukseli. Atëherë? Meta do shkarktohet, se ka bërë shkelje shumë të rënda.

Vërtet mendon Meta se, për të mbrojtur veten dhe pronat e tij të paligjshme, mund të shpëtojë duke bërë kryengritje kundër partnershipit të Tiranës me Uashingtonin? Mëndjelehtësi infantile. Procesi për të shkarkuar Metën ka mbetur në vend, sepse, siç duket, e ka bllokuar Rama. Po tani, nuk ka më gjasë të ndalojë. Këto ditë procedura duhet ta shkarkojë. Të gjithë të trembur janë, por reforma do të shkojë deri në fund.

Shqiptarët janë të mërzitur, sepse janë tradhëtuar nga krerët e tyre, të cilët i kanë grabitur ligsht në 25 vjet rresht. Viti 1991, që mendohej se do t’u sillte shpëtimin, i zhyti ligsht shqiptarët në një skllavëri të re. Kjo është e vërteta e kësaj kohe”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT