Lëvizja BESA iniciativë në Kumanovë për ndërrimin e emrave të rrugëve, nga 200 rrugë vetëm 2 me emra shqip

Lëvizja BESA në Kumanovë sot dorëzoi iniciativën në komunën e Kumanovës për ndërrimin e disa emrave të rrugëve në këtë komunë.
Përfaqësuesit e degës së kësaj partie informuan se dorëzuan iniciativën nga Lëvizja Besa Kumanovë për ndrrimin e disa emrave të rrugëve.
“Presim reflektim nga kryetari Dimitrievski dhe këshilltarët shqiptarë.Ditët në vijim ju njoftojmë se për cka bëhet fjalë.”, theksuan nga Lëvizja BESA, përcjellë INA. Në këtë komunë nga rreth 200 emra të rrugëve, vetëm tre emra janë të figurave historike shqiptare të periudhës si Bajram Shabani e Ibe Palikuqa.
Këtë e ka bërë të ditur, anëtari i degës së BESËS në Kumanovë, Ferat Memeti në postimin e tij në Facebook. Për më tepër, ja postimi i plotë: