Mediat greke, “xhelozi” për “Air Albania”: Duket si “Old Trafford” dhe “George Karaiskakis”, por mos u mërzisni

“Air Albania” ka bërë një jehonë të madhe në mediat europiane. Pa u komentuar nuk ka kaluar edhe nga mediat në Greqi, që e kanë vlerësuar lartë këtë arenë.

Por “Contro.gr” e ka krahasuar ngjashmërinë e këtij stadiumi me “Old Trafford” dhe “George Karaiskakis”.

Për të gjithë atë xhelozi që mund të vijë nga lexuesit në Greqi për stadiumin e ndërtuar në Shqipëri, gjendet edhe ngushëllimi, duke treguar videon e atij incidenti të vogël para ndeshjes ku pajisja e ujit ka lagur tifozët në radhën e parë.

“Në rregull, duket paksa si Old Trafford dhe George Karaiskakis, por le të mos mërzitemi, se ka problemet e saj.

Por ky stadium me 22.500 vende e kaloi me sukses provën e UEFA-s dhe është në kategorinë e katërt.

Pra aty mund të luhen ndeshje të nivelit të “Champions League” dhe “Europa League”.

Ky stadium është vërtet i bukur. Ekziston dhe një qendër luksoze tregtare në të.

Mund të themi me siguri se ky projekt gjigant e tejkalon madhësinë e futbollit në atë vend”, shkruan media greke.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT