Muxhahedinët, Rama: Jemi të rrezikuar, po kështu bëmë dhe me hebrejtë

Pjesëmarrës në Samitin e katërt euro-arab që u mbajt në Athinë, kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi, pasi siças tij hapi kufirin për mijëra iranianë që kërkuan strehim në Shqipëri për të shmangur përndjekjen nga regjimi i Teheranit.

“Kjo është ajo që Shqipëria ka bërë gjithmonë”, tha ai.

“Kështu kemi vepruar në edhe në Luftën e Dytë Botërore me hebrenjtë.

Ne dolëm nga lufta  me një numër më të madh hebrenjsh sesa kishim në fillim. Nuk u dorëzuam asnjë të vetëm nazistëve”.

Duke folur për ndërvarësinë mes BE-së dhe botës arabe, Rama vuri në dukje se sulmet ndaj Aramco  treguan këtë varësi dhe shtoi se 60% e energjisë së Europës vjen nga vendet arabe.

“Ne kemi shumë për të mësuar nga bota arabe. Kultura është një fushë tjetër bashkëpunimi “, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT