Në panairin e librit vetëm për selfie, studentët shokojnë me përgjigjet për autorët

Pak ditë pas përfundimit të eventit më të rëndësishëm të Librit në Shqipëri , Panairi “Tirana 2019”, të rinjtë shqiptarë duket se kanë shkuar vetëm për të bërë foto, sepse për letërsinë nuk ia “thonë” fare.
Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë nuk e dinë kush e ka shkruar Lahutën e Malcisë, duke aluduar mes Kadaresë dhe Migjenit. Një kamera e emisionit “Vizioni i Pasdites” shkoi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku pyeti disa nga studentët nëse lexojnë dhe u ka bërë një rreng, për të kuptuar sa i njohin ata, autorët e huaj apo shqiptarë si dhe titujt e librave. Përgjigja e tyre do t’ju lërë pa fjalë.
Gazetari: Librin “Lahuta e Malcis” nga Kadare e lexuat këtë vit në panair?
Studentja: Këtë vit në panair jo, e kam lexuar që në shkollë të mesme kështu që jo…!
Gazetari: Po “Lahuta e Malcisë” nga Kadareja është shkruar apo…?
Studentja: Nuk është shkruar nga Kadareja, më duket është shkruar nga Migjeni…
Gazetari: Këtë “Lahutën e Malcis” të Kadaresë e ke lexuar?
Studenti: Po e kam lexuar dhe pse nuk është autori im i preferuar…!