Nëntori i heronjve dhe dëshmorëve të atdheut!

U mbush Bulevardi,

plot fotografi,

dhe pa ato foto,

ata janë aty!

 

Ata janë aty,

yje të lirisë,

nderi dhe lavdia,

e gjithë Shqipërisë!

 

Heronj e dëshmorë,

edhe partizanë,

muajin e tyre,

Nëntorin e kanë!

 

Ata janë aty,

dhe s’do ikin kurrë,

i veshi Liria,

nuse dhe dhëndurë!

 

I kish rritur Nëna,

për një Botë të Re,

ç’kishin më të shtrenjtë,

falën për Atdhe!

 

Si gjithmonë këtu,

prapë dolën ca pisa,

që lëshojnë vrer,

përmbi ata lisa!

 

Nga pisat që thamë,

edhe më i miri,

përdridhet si gjarpër,

dhe nxin si qymyri!

 

Kush ja pati fajin,

Ballit Kombëtar,

që kundër Atdheut,

u bë tradhëtar!

 

U bë kuisling,

edhe bashkëpunëtor,

dhe prapë s’e mbyll halen,

as këtë Nëntor!

 

Ti gojën e ndyrë,

mbylle-more horr,

se është i pavdekshëm,

kush ka rënë dëshmor!

 

Të kuqen e luftës,

s’e nxin dot e zeza,

gjaku i dëshmorëve,

rjedh e rjedh në breza!

 

Gjak’ i tradhtarëve,

të vjetër-të rinj,

rrjedh nëpër nepërka,

dhe në gjarpërinj!.

 

As fotografitë,

s’duron dot qafiri,

pa le kur t’u’a bëjmë,

bustet prej floriri!

 

Kudo historinë,

shkruajnë fitimtarët,

vetëm këtu lehin,

konet dhe zagarët!

 

Janë trimëruar,

sa na kallin tmerrin,

njëqind herë në ditë,

po “vrasin” Enverin!

 

Po vrasin heronjtë,

të marrin ca haqe,

po u’a pamë dyfekun,

në luftë e në paqe!

 

Vetëm për t’u shfaqur,

antikomunista,

bëni karshillëk,

si neofashista!

 

Po neve s’do lëmë,

gurë përmbi gurë,

që ballistët kokën,

mos e ngrënë kurrë!

 

Heronj e dëshmorë,

gjithmonë e gjithmonë,

do të jenë në shekuj,

pararoja jonë!

 

Nga ana e duhur,

do jemi përherë,

se antifashizmi,

është një kryevlerë!

 

A.DUKA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT