Osmani: Jemi për reciprocitet, taksa nuk e mbron integritetin e Kosovës

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në emisionin “Pressing” të T7, ka thënë se jemi në për reciprocitet me Serbinë sepse nuk kemi nevojë për tarifë për ta mbrojtur integritetin e Kosovës. 

“Ne nuk kemi nevojë për tarifë për ta mbrojtur integritetin e Kosovës”, ka theksuar Osmani. 

Tutje, Osmani ka treguar përvec reciprocitetit duhet të ndërtohet edhe një paga që merr parasysh dialogun, rregullat e CEFTA’s etj.

 “Jemi për reciprocitet por duhet të ndërtohet një pako që merr parasysh dialogun, rregullat e CEFTA’s etj.”, ka thënë Osmani. 

Gjithashtu, kandidatja për kryeministre ka thënë se nuk qeveria e ardhshme nuk do të lejojë me asnjë çmim të vendoset tema e kufijve në tavolinë. 

“Ne nuk do të lejojmë me asnjë çmim të vendoset tema e kufijve në tavolinë”, ka shtuar Osmani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT