Portrete dëshmorësh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Ka hyrë Nëntori.

“Festat e Çlirimit dhe Pavarësisë do të bëhen akoma më të bukura nëse secili prej nesh do të vendosë nga një flamur apo simbol kombëtar në dritaret dhe ballkonet e shtëpive” – thuhet në një njoftim të Bashkisë së Tiranës.

Portretet Qemal Stafës, Vojo Kushit, Mujo Ulqinakot, Vasil Shantos etj, janë vendosur sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Bashkia thotë se në vigjilje të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut ka ndërhyrë në objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT