Qeveria rrit me 45% financimin për Rrugën e Arbrit, e çon 460 mln euro

Qeveria në harkuan kohor të një viti e gjysmë, nga momenti kur firmosi kontratën për ndërtimin e rrugës së Arbrit e ka rritur me 45% financimin, duke e çuar koston totale 58 miliardë lekë ( 460 mln euro) nga 40 mld lekë (33,6 mld vlera e kontratës plus 6.5 miliardë lekë TVSH) të parashikuara në kontratën ligjore.
Vitin e kaluar, qeveria e kontraktoi ndërtimin e rrugës së Arbrit nëpërmjet formës koncencionare me Partneritet Publik Privat me kompaninë Gjoka Konstruksion.
Sipas kontratës që u miratua në mbledhjen e datës 28 mars 2018 të Këshillit të Ministrave, vlera e financimit të rrugës është 33.6 miliardë lekë me të cilat do të financoheshin gjithsej 41 kilometra rrugë të kategorisë C , nga të cilat 26 do të bëheshin nga e para dhe 15 të tjera pjesërisht.
Në fillim të vitit 2018 në kuadër të projeksioneve në buxhetin afatmesëm, qeveria raportoi një tabele shoqëruese të financimit të koncesioneve ndër vite ku raportoi se financimet totale për rrugën e Arbrit do të ishin 40 miliardë lekë.
Burimet nga Ministria e Financave pohuan në atë kohë se kjo vlerë shtesë nga kontrata përfaqësonte TVSH e cila nuk ishte raportuan në kontratën fillestare.
Këtë vit gjithçka ka ndryshuar kryekëput, pasi Ministria e Financave ka riprogramuar financimin e rrugës së Arbrit me 58 miliardë lekë.
Burimet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës pohuan se kjo shumë do të shkojë si kompensim për një shembje të madhe që ka ndodhur në rrugë vitin e kaluar në tentativë për hapjen e një tuneli.
Shembja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit.
Inxhinierë të fushës që janë njohur me shembjen pohuan se ajo ka ndodhur si pasojë e një gabimi inxhinierik.
Mirëpo ky vendim i ka kushtuar kompanisë, pasi thellësia e madhe skarpateve ka krijuar shembjen.
Rruga e Arbrit, me gjatësi mbi 70 kilometër, e cila lidh Tiranën me Maqedoninë nëpërmjet Dibrës, nisi si ide në vitin 2008.
I konsideruar si një projekt populist, Rruga e Arbrit u përfshi në paketën 1 miliard euro, me financim 250 milionë euro për rreth 50 kilometër.
Vetëm një vit pasi ka është firmosur kontrata kostoja e rrugës është dyfishuar duke arritur në 460 mln euro, shkruan Monitor.
