Rama, Vuçiç dhe Zaev “kokë më koke” në Ohër, Kosova nuk merr pjesë

Pas pak mbërritjes në Ohër, Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Zoran Zaev, për të diskutuar mbi Shengenin Ballkanik.

Ata  raportohet se kanë diskutuar marrjen e masave konkrete për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Mësohet se këto masa lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve me kartë identiteti.

Rama, presidenti serb dhe Zaev do të takohen përsëri të Dielën në orën 9.00 dhe më pas në 11:00 do të flasin me përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare.

Rama, Vuçiç dhe Zaev në Ohër. Gazet SI, 2019

Por në Samitin e Ohrit duket se nuk do të ketë asnjë përfaqësues nga Kosova. Sipas mediave kosovare, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka konfirmuar kryeministrit të Zaev, përmes një bisede telefonike se Kosova nuk do të marrë pjesë në këtë samit.

“Minishengeni” Ballkanik pritet të vihet në jetë brenda vitit 2021 dhe do të krijojë mundësinë që qytetarët të kalojnë kujtë vetëm me kartë identiteti.

Pas takimit Zaev-Rama-Vuçic, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me treshen. Në agjendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT