“Shengeni Ballkanik”, Kurti për herë të parë vendos një kusht

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” ishte i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Një temë mjaft e nxehtë kohët e fundit ka qenë Shengeni Ballkanik, ku Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pasur disa takime në lidhje me këtë ide, por Kosova nuk ka qenë deri më tani.
Arsyeja kryesore ka qenë mos njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.
Por, Kurti tha se nëse Mini Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi, atëherë diskutojmë.