Shkarkimi i Metës!? Presidenca: Meta, ushtar i Republikës dhe Kushtetutës

Zëdhënësi i Presidencës të Republikës, Tedi Blushi, ka reaguar sërish për përplasjet e fundit institucionale në vend dhe për “presionet” e maxhorancës për shkarkimin  e Metës nga detyra.

Pas deklaratës së nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka për komisionin hetimor të ngritur ndaj Metës, ka ardhur menjëherë një përgjigje nga presidenca.

Paloka theksoi ndër të tjera me një status se: “Pse e zgjat kot Rama shkarkimin e Presidentit?! Eksperiencën e 30 qershorit e ke, prit sa të dalë Meta nga zyra, shkallmo derën e zyrës dhe e zgjidh problemin”.

Reagimi në Facebook i Zëdhënësit të Metës:

Lidhur me sugjerimin e zotit Paloka që Parlamenti (e përsërisim qartë se ka vetëm 82 deputetë legjitimë, sipas deklaratës së qartë që ka bërë Presidenti Meta në Pogradec në 20 mars 2019), të shkarkojë Presidentin apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur Presidenti Meta të mos jetë në zyrë, u bëjmë të qartë të gjithëve:

Të mos shohin ëndrra të tilla, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet çdo thirrje dhe dekreti të tij në mbrojtje të Republikës dhe rendit kushtetues.

Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai Është dhe do të jetë në rast nevoje ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe kushtetutës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT