Shpërthen gazetari: Historia e videos një mekanizëm tipik shantazhi, nga ata që përdor Cosa Nostra

Gazetari Klodian Tomorri ka deklaruar se historia e videos qe ka deklaruar presidenca eshte si nje mekanizem tipik shantazhi, keto i ben Camorra me Cosa Nostran.

Postimi i plote:

Pertej shakase
Kjo historia e videos po kthehet ne nje mekanizem tipik shantazhi nga ata qe perdor Cosa Nostra. E keqja me e madhe e kesaj eshte se nisi nga Presidenca.

Zyra e Presidences beri nje njoftim ku paralajmeroi nje video perveluese me fakte kompromentuese per reformen ne drejtesi. Por pas ketij njoftimi, mediat afer Presidences apo jo kane nisur te aludojne per nje video seksi qe perfshin perfaqesues te trupit diplomatik dhe zyrtare te larta te qeverise.

Nuk dihet nese zyra e Presidences me video perveluese ka nenkuptuar se disponon video seksi. Por menyra se si lajmi u interpretua me vone ne media e terheq Presidentin dashur pa dashur ne nje valle shantazhi.

Presidenti i nje vendi nuk mund ta lejoje kete. Keto i ben Camorra me Cosa Nostran. Nese mediat e kane deformuar mesazhin dhe kane aluduar pa te drejte, atehere zyra e Presidences duhet te dale urgjent ne deklarate dhe te pergenjeshtroje cdo aludim. Nese Presidenti zoteron me te vertete fakte, materiale apo video kompromentuese te zyrtareve te larte, duhet ti coje ne prokurori.

Por keshtu qe bej lajmerim se disponon fakte dhe ler mediat te aludojne kjo ngjan ose si gjobe ose si shantazh. Si ato shkrimet e portaleve qe thone nese do publikojme fakte te renda per nje oligark.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT