Sipas sekretarit të Vuçiç dialogun e ka penguar injoranca (dhe merr shembull shenjtoren serbe që është shqiptare)

Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në konferencën “Feja si instrument për paqen”  fajësoi injorancën që ka karakterizuar Ballkanin, për mosmarrëveshjet mes vendeve.

“Injoranca jonë e madhe na ka çuar ne në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen.

Shumica e serbëve nuk e dinë sot që një nga shenjtët e Serbisë, Anxhelina e Serbisë ishte një fisnike shqiptare.

Ndaj ne duhet të dialogojmë dhe parakusht për dialogun është liria e fesë”, deklaroi ai.

Ndërkohë Presidenti Thaçi ngriti shqetësimin për situatën në rajon, pasi sipas tij pa siguri dhe stabilitet, gjithçka vihet në pikëpyetje, edhe liria fetare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT