Spektakël dritash në stadium/ Nis ndeshja testuese mes Vllaznisë dhe Apolonisë, dy skuadrat e femrave inagurojnë impiantin prej 75 milionë eurosh të ‘Air Albania’ (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të diele është mabjtur ndeshja e parë në stadiumin e ri ‘Air Albania’. Bëhet fjalë për dy skuadrat e femrave, të Vllaznisë dhe Apolonisë që kanë inaguruar të parat impiantin 75 milionë eurosh të këtij stadiumi.
Përmes videove të publikuara nga brenda stadiumit vihet re ndryshimi, dritat e shumta në çdo cep të stadiumit si dhe tifozët që shkrepin foto dhe ndezin dritat e celularëve nga vendet e tyre.
Arena Kombetare222 on Vidnews.
Menjëherë pas kësaj ndeshje do të vijojë edhe ndeshja sfiduese mes Shqipërisë dhe Francës më 17 nëntor.
Përmes videove të publikuar nga ‘Panorama Sport’ arrihet të dallohet impianti modern në këtë stadium, i cili do të inaugurohet zyrtarisht në datën 17 nëntor me sfidën e Kombëtares Kuq e Zi ndaj Francës.