Studimi i BBC/ E dini si banorë do të mbeten në Shqipëri në vitin 2050? Zbulojeni!

Deri në fund të këtij shekulli, popullsia e botës do të pësojë ndryshime dramatike demografike. Por këto tendenca nuk do të shfaqen në mënyrë të njëtrajtshme nga një vend në tjetrin. Në një grafik të publikuar nga BBC, ju duhet vetëm të fusni moshën, vendin ku jetoni e edukimin dhe do të shihni si do të jetë bota dhe vendi ku jetoni në të ardhmen.
Dritare.net e provoi dhe na rezultuan këto të dhëna për Shqipërinë:
Në vitin 2020 do të jenë 2.9 milionë banorë në Shqipëri.
Në vitin 2050 do të jenë 2.2 milionë dhe popullsia do të jetë zvogëluar 24.1% nga 2020.
Në vitin 2100 numri i popullsisë do të jetë 872.7 mijë banorë me popullsi të zvogëluar 60% nga 2050.
Midis 2020 dhe fundit të shekullit lindshmëria do të bjerë nga 1.7 në 1.6. Jetëgjatësia do të rritet me 16 vjet, nga 79 në 95 vjeç.
Në 2020, 2.4 milionë banorë do të jenë nën 65 vjeç.
Në 2050, 1.1 milionë nën 65 vjeç.
Në 2100, 473.3 mijë banorë nën 65 vjeç.
Në 2020, 15% e popullsisë së Shqipërisë do të jetë mbi 65 vjeç dhe 32% janë 24 vjeç e poshtë.
Në 2100, 54% e popullsisë do të jetë 65 vjeç e lart dhe 15% do të jenë 24 vjeç e poshtë.
Në 2020 do të jenë 15% e popullsisë me arsim të lartë.
Në 2050, do të jenë 24% e popullsisë me arsim të lartë. Popullsia lokale pa shkollim do të ketë rënë në 1%.
Në 2100, 43% me arsim të lartë. Pa shkollim 0.2%.
Në vitin 2050, 17% e popullsisë nën 65 vjeç me arsim të lartë.
Në vitin 2100, 23% e popullsisë nën 65 vjeç me arsim të lartë.
Për ta provuar edhe ju, klikoni këtu/ Përshtatit nga BBC- Ada Shehu/dritare.net













