Tërbohen mediat e Vuçiqit, televizioni serb interviston Albin Kurtin me flamurin kuqezi pas shpine

Mediat që kontrollohen nga pushteti në 
Xhirimet e kësaj interviste janë bërë në zyrën e partisë së Kurtit në Prishtinë e në prapavijë shihet edhe flamuri kuqezi. Këtë për Express e ka konfirmuar edhe zyra për media e VV-së.
Gazeta serbe “Informer” e ka quajtur një gjë të tillë si skandaloze, duke thënë se Kurti do të shfaqet në televizionin serb për të promovuar Kosovën dhe ata që pranojnë pavarësinë e Kosovës duke aluduar te Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq e Sllobodan Petroviq.
Tutje kjo gazetë ka shkruar se intervista e Kurtit në televizionin N1 vjen vetëm një ditë pasi përkrahësit e opozitës në Serbi protestuan para objektit të televizionit publik serb ku po jepte një intervistë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.
