Thirrje “Rama Ik” në stadium para ndeshjes Shqipëri-Francë (VIDEO)

Tifozët kanë shpërthyer në thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, gjatë ceremonisë së hapjes së stadiumit Qemal Stafa me emër të shitur.

Në kor, tifozët thërrasin “Rama ik”, në momentin kur në stadium fiken dritat dhe ndizen dritat e celularëve, një simbolikë kjo e përdorur edhe gjatë protestave të PD-së.

Rama ndodhej në stadium me gruan dhe djalin e vogël.

Ai mbajti një fjalë ku e quajti ditën e sotme “ditë historike”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT