U betua në noteri, Presidenca reagon për Arta Vorpsin: Për Metën Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët se është betuar me dorë mbi Kushtetutë ai, mund të betohej edhe në parukeri

Gjyqtarja Arta Vorpsi është betuar ditën e sotme si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në një noteri duke anashkaluar presidentin Ilir Meta i cili pavarësisht listës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi,  e zëvendësoi me Marsida Xhaferllarin, e njohur ndryshe si partnerja e ish deputetit Enkelejd Alibeaj.

Teksa Meta kishte refuzuar t’i bënte një ceremoni betimi, Vorpsi zgjodhi atë alternativë duke irrituar institucionin e Presidencës.

Zëdhënësi Tedi Blushi ka reaguar duke shkruar se për Metën veç Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët”, shkruan Blushi. (TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT