U hodhën në ‘97/ Zhytësit zbulojnë predha dhe granata në Sarandë, rrezik për anijet dhe jahtet (VIDEO)

Rreth 20 predha janë zbuluar nga zhytësit vullnetarë, predha këto që mendohet janë hedhur në vitin 1997.

Zhytësit vullnetarë, të cilët po bënin pastrimin e nëndetit në Sarandë, kanë zbuluar predhat, ndërsa në det ndodhen edhe një sasi granatash.

“Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre.”, -shprehen vullnetarët.

Predhat ndodhen në afërsi të Limanit, dhe përbejnë një rrezik potencial, pasi kontakti me spirancat e anijeve dhe jahteve të cilat ankorohen në këtë territor do të sillte katastrofë.

1573121766_predhat2001.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT