Vangjel Dule: Ndjesë shqiptarëve që firmosa për ta bërë kryeministër Ramën

Vangjel Dule thotë se në politike nuk ka ‘dashuri’ të përhershme.
Dule tha se është fatkeqësi që klasa e sotme politike nuk ka dalë dot mbi interesin partiak.
Kreu i PBDNJ shtoi se aleanca e sotme me Partinë Demokratikes synon vetëm largimin e qeverisjes së Edi Ramës dhe garantimin e së ardhmes.
“Unë jam një nga firmëtarët tek ish-presidenti Nishani për t’i dhënë Ramës mandatin e kryeministrit. Duke pare ngjarjet sesi ndodhën, jam i detyruar të kërkoj edhe një faljë” – tha ai në emisionin “Java në RTSH”. (TemA)