VIDEO/ Stadiumi shqiptar kthehet “në pishinë”, media e huaj poston momentet nga stërvitja e Egnatias

Shirat e fundit që kanë përfshirë vendin kanë sjellë probleme në fushat e futbollit.

Diçka e tillë u vu re në fushën stërvitore të Egnatia, ku stadiumi i rrogozhinasve u kthye në një “pishinë” të vërtetë. Lojtarët shfrytëzuan momentin për të hequr sado pak stresin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku kanë grumbulluar 11 pikë pas 8 javëve të para.

Ata u panë duke rrëshkitur në fushën e mbushur me ujë, ndërkohë që pamjet kanë kaluar kufinjtë.

Faqja e njohur braziliane “Che Fatica La Vita Da Bomber” ka shpërndarë videon, e cila brenda pak minutash ka marrë rreth 10 mijë shikime

 

View this post on Instagram

 

Campo in perfette condizioni… #chefaticalavitadabomber #cfvb

A post shared by CHE FATICA LA VITA DA BOMBER® (@chefaticalavitadabomber) on

Back to top button
LAJMET E FUNDIT