Vucic: Kam energji të jashtëzakonshme, do të luftoj me zemër për Kosovën

Presidenti i Serbisë Alexanar Vucic ka thënë se ka energji të jashtëzakonshme, për të luftuar me zemër për Kosovën.

Vucic ka thënë se ‘nëse ai i ka premtuar Perëndimit zgjidhje për Kosovën, nuk e di pse ajo zgjidhje nuk është përmbushur’.

Aleksandër Vucic  ka komentuar deklaratat e Vuk Jeremiqit se ‘ai dhe Tony Blair janë duke diskutuar për modalitetin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, e cila do të përfundonte me njohje”.

Lidhur me këtë, Vuçiq ka thënë se ai ‘ka premtuar zgjidhje por nuk e di pse zgjidhja e tij nuk është marrë parasysh’, shkruan RTS, përkthen Periskopi.

“Si u bë që nuk zgjidhëm asgjë deri tani dhe ata nuk zgjidhën asgjë që nga viti 2008. Ne kemi pasur një presion të jashtëzakonshëm dhe ky presion vetëm sa po shkon e po rritet”, ka thënë Vucic.

“Serbët nuk kanë nevojë të vrapojnë pas kompromisit. E di çka mendojnë serbët dhe nuk jam ai që injoroj opinionin publik në Serbi. Ne do të vazhdojmë luftën. E di që do të jetë shumë e vështirë të arrihet një kompromis sepse serbët nuk duan të dëgjojnë për këtë.

I pyetur se çka nënkupton me ‘kompromis’ Vucic është përgjigjur:

“Unë kurrë nuk kam folur lidhur me atë se çka nënkupton kompromisi sepse dikush duhet të pajtohet në një të ardhme në një rrugë të përgjegjshme”, ka thënë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT