Zaev refuzon modelin shqiptar të vettingut: Jo një sistemi pa gjykata

Pikërisht në pikun e debatit për Reformën në Drejtësi, kur disa e quajnë histori suksesi dhe disa e shohin si dështim, një përgjigje nëse standarti shqipëtar është i mirë për tu eksportuar vjen nga fqinjët tanë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka hedhur poshtë kërkesat europine për të bërë edhe ai në vendin e tij një eksperiment radikal si Shqipëria.

Në forumin e ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup komisionerja europiane për drejtësi, Vera Jurova propozoi që Maqedonia e Veriut të ndjeke modelin e Shqipërisë për vettingun dhe reformimin e drejtësië.

Fjalët e Jurovës nuk ishin një rastësi. Pak ditë më parë Brukeli i kërkoi Shkupit që të kalojë në sitën e vettingut gjyqtarët dhe prokurorët.

Por nga paneli i mbledhjes ballkanike ku mori pjesë vetë Zaev e ka kundërshtuar një gjë të tillë, me dy argumenta kryesore. i pari se Vettingu në vendin tonë ka shkaktuar kaos dhe e dyta se Maqedonia e Veriut nuk ka aq kapacitete të reja sa të zëvendësojë ata që do të digjen.

“Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm por tani nuk ka kapacitete se si t’i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese, madje dhe pa Gjykatë të Lartë, gjë që është e pa lejueshme”, ka hedhur ai poshtë propozimin europian.

Zaev mes tjerash theksoi Akademia për gjykatës dhe prokurorë nuk prodhon kuadër të mjaftueshëm, dhe se në rast të vetting-ut shteti mund të has në probleme në zëvendësime e personave që nuk arrijnë të kalojnë këtë proces.

“Me sistematizim në gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa realisht për momentin kemi 520, ndërsa nëse përmes një vetting-u ndodhë që qindra mos ta kalojnë vetting-un, ne nuk kemi si t’i zëvendësojmë këto kuadro”, pohoi Zaev, sipas Alsat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT