Analizat për tërmetin: Hekur dhe beton më pak sesa e kërkojnë rregullat antisizmike

Janë zbardhur detajet nga hetimi për banesat e shembura nga tërmeti në Durrës.
Sipas hetimit janë gjetur shkelje të rënda të rregullave të sigurisë teknike në objektet e shembura që shkaktuan viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.
Analizat tregojnë se janë përdorur sasi dhe dimensione më të vogla të hekurit sesa e kërkojnë rregullat antisizmike.
Analizat kanë zbardhur faktin se shkeljet janë kryer me rezistencën e betonit dhe kolonat mbajtëse të objekteve të shembura.
Pas këtyre analizave , për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, pritet të zgjerohet numri i personave në hetim.