Festat sjellin shqiptarët në shtëpi, ja sa persona kanë hyrë 24 orët e fundit

Mijëra emigrantë shqiptarë po kthehen në vend për të festuar në vendin e tyre Vitin e Ri 2020. Për shkak të fluksit të madh, vërehen radhë të gjata makinash, edhe pse në pikën kufitare të Kapshticës po punohet me 7 sportele.

Në orët e fundit, 4900 persona kanë hyrë në tokën shqiptare nga pika doganore e Kapshticës dhe 3779 shtetas, të tjerë kanë udhëtuar drejt Greqisë.

Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës, nga pika kufitare e Morinës në Kosovë, në 24 orët e fundit kanë hyrë 3430 automjete dhe 8983 persona.

Këta të fundit kanë hyrë në Shqipëri nga porti i Durrësit dhe më pas kanë udhëtuar drejt Kosovës. Ndërsa në Shqipëri nga kjo pikë doganore janë futur 3242 automjete dhe 7000 persona të huaj dhe shqiptarë.

Për vetëm 1 javë mbi 300 mijë emigrantë kanë hyrë në gjithe Shqipërinë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT