Haradinaj: Kurti mashtrues, nuk do ta krijojë qeverinë!

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e quajti sërish Albin Kurtin mashtrues e deklaroi se ai punon për kauzën e vet, dhe nuk për qëllim të krijojë institucionet.

Sipas Haradinajt, Kurti dhe njerëzit që afron rreth vetes, nuk interesohen per problemet sociale apo tregun e punës. Ai  shtoi se Kurti, nuk do ta krijojë qeverinë.

“Ai ka vazhduar të mbledhë rreth vetes njerëz për një kauzë që nuk është  përmirësimi i gjendjes në shëndetësi, arsim apo krijim të vendeve të punës. Kjo shihet shumë qartë nga qasja e tij për të krijuar institucionet, për të krijuar qeverinë”, deklaroi Haradinaj.

Ai këmbënguli të tregonte në fjalën e tij se Kosovës I nevojitet ekzekutivi sa më shpejt. Kreu I AAK-së hodhi akuza edhe drejt partnerëve të koalicionit PAN, për të cilët tha se gjatë bashkëqeverisjes kanë menduar vetëm për vete, por jo edhe për Kosovën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT