Haxhi Lleshi, ky burrë i madh i Dibrës dhe Kombit!
I lumtë Bashkisë,
Që e ka nderuar,
Biles ky nderim,
Është shumë i vonuar!
Po në ekrane,
Zhabat në moçal,
Sot, këtë nderim,
E quajnë skandal!
Po pse qenka skandal,
O krimba të mjerë,
Një burrë më të ndritur,
Dibra nuk ka nxjerrë!
Atij për së gjalli,
I këndohet kënga,
Se ju gjet atdheut,
Në kohë të rënda!
Fill pas Bab Myslimit,
Ai qe i dyti,
Në gjithë Europën,
Me çetën që ngriti!
Po mundohen kot,
Atë mal të lart,
Mizat dhe mushkonjat,
Ta mbulojnë me baltë!
Po ju keni ngritur,
Në mes Peshkopisë,
Bustin kriminal,
Të Halil Alisë
Për ju tradhtia,
Qenka akt normal,
E shqiptaria,
Qenka një skandal!
Mbylleni halenë
Mbylleni shkërdhata,
Haxhi Lleshi,
Matet me male të larta!
Dy male ka Dibra,
Koha, siç i deshi,
Njëri është Korabi,
Tjetri Haxhi Lleshi!
Të gjithë Halilët,
Shpejt do ti rrafshojmë,
Dhe sërish heronjtë,
Do ti lartësojmë!
Arben Duka