Kryeministri paralajmëron Kishën: S’do lejojmë trazira, shqiptarë e serbë rrini të qetë

Pas shumë ditësh protestash të dhunshme në malin e zi, Kryeministri Dushko Markoviç i bëri thirrje kreut të kishës ortodokse në Podgoricë të ndalojë menjëherë nxitjen e dhunës së protestuesve ndaj oficerëve të policisë dhe zyrtarëve të qeverisë.

 

DUSHKO MARKOVIÇ

 

KRYEMINISTER I MALIT TE ZI

 

Ky është paralajmërimi i fundit. Mali i Zi nuk do të lejojë të ketë trazira. Mali i Zi është shtëpia e të gjithëve, por unë do të respektoj ligjet malazeze, jo të dikujt tjetër. Mos u shqetësoni për sigurinë tuaj. Shteti është këtu për të mbrojtur sigurinë tuaj dhe sigurinë e familjeve tuaja. Unë u them qytetarëve, kini durim. Mali i Zi është një vend europian i shekullit XX. Këtu nuk do të ketë asnjë konflikt. Nuk është mire për askënd, as për serbët, malazezët, shqiptarët, myslimanët , boshnjakët, kroatët ose ndokënd tjetër. 

 

Menjëherë erdhi dhe reagimi nga klerikët të cilët sqaruan se kisha nuk ishte kundër shtetit, por as shërbëtore e saj.

 

DEKLARATE E KISHES ORTODOKSE

 

Kisha nuk është shërbëtor i asnjë shteti, apo i ndonjë politike ose ideologjie. Autoritetet malazeze, me veprimet e tyre të paarsyeshme, kanë zbehur gëzimin e festës për të gjithë besimtarët. Klerikët mbështesin kishën të marrë të gjitha masat ligjore dhe tu drejtohet të gjitha institucioneve përkatëse ndërkombëtare për të mbrojtur emrin, dinjitetin dhe pronën e Kishës sonë të Shenjtë.

 

Më herët policia malazeze arrestoi 13 persona në Podgoricë, Nikshiq dhe Danilovgrad mbrëmjen e së hënës, mes tyre katër të dyshuar për sulm ndaj një zyrtari. Ndërkohë tetë oficerë policie kanë mbetur të plagosur nga trazirat, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT