Mbi 10 mijë banorë të prekur nga tërmeti do kalojnë Vitin e Ri në çadra

Në mbledhjen e Komitetit për Rindërtim,të mbajtur sot ministri Çuçi dha një raport të detajuar të numrit të banesave të pabanueshme pas tërmetit,objekteve të shembura nga tërmeti , familjeve të strehuara në çadra si dhe numri i familjeve përfituese të bonusit të qerasë sipas qyteteve.
“Më lejoni tu bëj një raport të fundit të përditësuar mbi gjendjen që ndodhen sot të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke filluar me pjesën më te rëndëishme të strehim akomodimit të cilët që kanë lënë shpiat e tyre për shkak të pasojave që ka sjellë tërmeti .Në hotele sot janë 3613 banorë , në çadra janë 10225 .Numrin më të lartë e ka sigurisht qarku i Durrësit ku përfshihet dhe Kruja me 6075 pastaj Qarku i Tiranës me 2421 pastaj Qarku i Lezhës me 1729 banorë të cilët janë të akomoduar në çadra” .
Sipas ministrit për Rindërtim këto janë bilancet e fundit të pasojave të tërmetit :
Banesa të pabanueshme
Qarku Durrës 3310
Qarku Tiranë 1352
Qarku Lezhë 1232
Objekte të shembura
Tiranë 10 objekte të shembura
Qarku Durrës 55 objekte të shembura
Lezhë 7 objekte të shembura
Përfituese për bonuse qeraje
Durrës 1310 familje
Shijak 1187
Tiranë 2274
Vorë 499
Kavajë 176
Kamëz 270
Lezhë 160
Kurbin 610
Në fund ai shtoi se janë 8 persona të shtruar në spital nga pasojat e tërmetit ndërsa 3 persona të dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit.