Minishengeni Ballkanik, ‘Kosova nuk u ftua në Nish pasi Vuçiç mori aprovimin e plotë të Ramës’

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sërish në lidhje me Minishengenin Ballkanik.

Në një prononcim për “Bota Sot”, ai rrëfeu disa detaje dhe tregoi qëllimin e Ramës dhe Vuçiç për mospërfshirjen e Kosovën në këtë projekt.

Berisha theksoi se Vuçiç me qëllim nuk ftoi Kosovën në Nish dhe kjo ndodhi për shkak se donin ta paraqitnin Kosovën si pjesë të Serbisë.

Nga ana tjetër, ai thekson se ky akt ka ardhur me aprovimin e plotë të Edi Ramës.

Berisha thotë:

Përsa i përket mospjesëmarrjes së Kosovës në këtë projekt, mendoj se ka dy anë: E para Vuçiç me qëllim nuk ftoi Kosovën në Nish. Në Nish, Traktatin e firmosi vetëm Vuçiçi dhe Zografi bis. Kosova nuk u ftua në Nish pasi Vuçiç me aprovimin e plotë të Edvinit me këtë akt e konsideroi atë pjesë të Serbisë. Për këtë çështje ka hedhur dritë zëvendësministri i mbrojtjes së Serbisë në një takim në Bukuresht. Sipas burimeve të oficerëve të shtabit të përgjithshëm të Shqipërisë, ‘Kosova në Nish nuk u ftua’,- do t’i thoshte në takimin e SEDM-It në Bukuresht, zëvendësi i Vulin, zëvendësministrit të mbrojtjes së Shqipërisë Petro Koçi me dakordësinë e plotë të Vuçiç me Edvin Kristaq Zografin.
Në lidhje me projektin, ish-kryeministri thekson se do të thotë Jugosllavi e re.

Por sipas tij, Vuçiç për të maskuar sadopak këtë qëndrim të tij albanofob u detyrua ta ftojë Kosovën në Ohër.

Së fundmi, ai shprehet për ‘Bota Sot’ se projekti ka si qëllim dominimin e rajonit nga Serbia.

Më tutje, tha:

Së dyti, mungesa e Kosovës në Nish ngjalli reagime dhe dyshime të forta ndërkombëtare. Prandaj Vuçiç për të maskuar sadopak këtë qëndrim të tij albanofob u detyrua ta ftojë Kosovën në Ohër. Por natyrisht Kosova e përjashtuar me qëllim ogurzi nga Vuçiç dhe Rama në Nish nuk kishte pse t’i bashkohej valles së tyre të Jugosllavisë së Re, projekti i të cilës ka si qëllim dominimin e rajonit nga Serbia, zhvlerësimin e faktorit shqiptarë, i cili de facto është dhe faktori më i fuqishëm i tij, defaktorizimin dhe izolimin e Kosovës dhe rolit të saj kyç në rajon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT