Në gjuhën shqipe dhe me flamurin kombëtar, Bayerni ka një falenderim për tifozët shqiptar

Gjiganti nga Gjermani, Bayern Munich, ka falenderuar në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët për mbështetje gjatë vitit 2019,
Kampioni në fuqi gjerman, Bayern Munich, mbylli vitin 2019 në pozitën e tretë me 33 pikë dhe me vetëm 4 pikë më pak se skuadra lidere, RB Leipzig.
Pasi Bundesliga është në pushim deri në mesin e janarit, gjiganti ‘bavarez’ ka shfrytëzuar kohën që të falenderoj të gjithë tifozët nëpër botë.
Në mesin e tyre, Bayerni ka falenderuar edhe tifozët shqiptar: “Faleminderit” – ka shkruar klubi gjerman në ‘Facebook’, teksa në foto shihen futbollistët e skuadrës dhe flamuri kombëtar i shqiptarëve.