“Shengeni rajonal është rruga e duhur”, Rama: Arrita ta bind Vuçiç, Kosova dhe Shqipëria do thyejnë barrierat

Rama mesazh për fundvitin

Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një fjalim të gjatë edhe çështjes së shengenit-rajonal në fjalimin e tij të fundvitit.

Rama tha se është i hidhëruar me shumë miq të pazëvendësueshëm në Kosovë, të cilët e kanë kundërshtuar pa argumenta këtë nismë. Kryeministri këmbënguli se shengeni rajonal është rruga e duhur dhe e vetme për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejnë barrierat kufitare, të zhvillohen ekonomikisht, pa qenë të ndikuara politikisht nga Serbia.

Rama tha se ka arritur ta bindë presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të mos kushtëzojë tavolinën e bisedimeve për Kosovën.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Shengeni rajonal nuk është asnjë plan serb për të pushtuar ekonomikisht Kosovën. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se sa të dëgjosh ata miq të pazëvendësueshëm se të dëgjosh të thonë që dinë çfarë duan për vete por nuk dinë çfarë duan për Kosovën. Shengeni rajonal nuk është as për të amnistuar vrasjet makabre, apo ndaluar njohjen e Kosovës. Kush u beson atyre që e mbushin ajrin mes nesh me këtë soj helmi patriotik gabon. Shengeni rajonal është një domosdoshmëri sot, është rruga e vetme për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejnë barrierën kufitare mes vete. Shengeni rajonal nuk sjell asgjë të re mes marrëdhënieve politike mes Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi një dhe kemi të njëjtin qëndrim. Shengeni rajonal e ndihmon njohjen e Kosovës nga Serbia. Kush është kundër shengenit rajonal për shkak të së shkuarës duhet pyetur se si e ndihmoka Kosovën. Ne Shqipëria kemi arritur ta bindim Serbinë, unë kam arritur ta bind presidentin e Serbisë që të mos kushtëzojë tavolinën dhe as lëvizjen e lirë. Shengeni rajonal na jep ne Shqipërisë dhe Kosovës, mundësinë të bëjmë atë që nuk e kemi bërë dot për vite të tëra. Ndjesë por nëse flasim me argumenta dhe jo me emocione, unë ende nuk e kam dëgjuar një argument kundër këtij projekti të mbështetur nga BE dhe SHBA.

Krijohen kushte më të favorshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk kemi kohë për të humbur në asnjë drejtim, mundësitë janë të gjitha për tu shfrytëzuar, jo për t’u humbur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT