Thellohet kriza/ Zbehet marrëveshja mes VV dhe LDK, apel për uljen e palëve në tavolinë

Pas votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, situata për marrëveshjen e bashkëqeverisjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së ka ndryshuar. Numri dy i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e cilësoi në një intervistë për KosovaPress, si të njëanshëm vendimin për të propozuar e më pas votuar Glauk Konjufcën si kryetar Kuvendit.
Një lëvizje e tillë, sipas tij, lë pasoja dhe në negocjata. Megjithatë, Haziri mendon se palët nuk duhet të kthehen në pikën zero përsa I takon bisedimeve. “Jo detyrimisht duhet të diskutohet për gjithçka, por duhet të gjendet një rrugë që i kthen palët në tavolinë.
Duhet të ketë një arsye të madhe që kjo të ndodhë, një arsye politike. Duhet ndërtuar besimi, sepse vendimet e njëanshme shkaktojnë mosbesim. Kjo situatë duhet përballuar politikisht, sepse vendi nuk duhet të hyjë në krizë politike”, ka thënë ai.
Mbi kërkesat e reja të LDK-së pas asaj çfarë ndodhi në Kuvend, Haziri nuk dha detaje, por theksoi se situata ka ndryshuar dhe se gjithçka, do të diskutohet në tryezën e bisedimeve me partinë fituese të zgjedhjeve.