Ultimatum amerikan për Albin Kurtin/ Sa më shpejt të krijohet Qeveria e Kosovës

Ambasadori amerikan Philip Kosnett është takuar me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetaren, Arbërie. Gazeta Express thotë se pas takimit me krerët e LDK-së, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë është takuar dhe me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ngërçi në krijimin e qeverise, që ka lënë pas një vakum institucional, ka vënë duket në lëvizje SHBA. Tema kryesore e përballjes së Kosnett me drejtuesit e VV-së, ka qenë formimi sa më i shpejtë i qeverisë.

Kosnett më herët u takua edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafën dhe dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin dhe Agim Veliun. Ambasadat në Kosovë,  që pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit kanë bërë thirrje të vazhdueshme të krijohen sa më shpejt institucionet në vend.

Kërkesa të tilla janë përsëritur edhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosoëvs, në javën që lamë pas. E ndërsa po shtohen thirrjet për krijim të qeverisë, LDK dhe LVV nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëqeverisje brenda këtij viti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT