Vrap për të ndihmuar viktimat e tërmetit, ja si e mbyllin misionin ushtarët shqiptarë në Afganistan (Foto)

Kontingjenti i VI shqiptar në Herat e mbylli misionin duke organizuar një garë vrapimi mes ushtarakëve aleatë e partnerë, për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka publikoi disa foto nga ky aktivitet humanitar, një mision i dytë i ushtarakëve shqiptarë.
Pas aktivitetit solidarizues, trupat e Batalionit të II të Këmbësorisë ia dorëzuan detyrën kolegëve të Policisë Ushtarake, për të vijuar kontributin e vendit tonë në misionet paqeruajtëse të NATO-s.