Ramush Haradinaj, gati t’i bëjë “puçin” Albin Kurtit

Pavarësisht se fitoi zgjedhjet, edhe pse me një rezultat shumë të ngushtë, Albin Kurti nuk ka arritur dot të krijojë Qeverinë.
Ai madje ka refuzuar tre herë kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, për të ushtruar të drejtën e tij për formimin e Qeverisë.
Në këto kushte, duke qenë se Kurti nuk ka krijuar dot koalicion, në lojë kanë hyrë forcat e tjera, që mund të krijojnë aleanca të reja dhe mund ta nxjerrin jashtë loje Vetëvendosjen.
Një gjë e tillë është paralajmëruar nga këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, që thotë se nëse Kurti nuk e krijon dot Qeverinë, duhet t’i lësjojë rrugë Haradinajt.
Matoshi flet me simpati për LDK-në, duke ngritur dyshimet kështu për një koalicion të mundshëm mes partisë së Haradinajt dhe LDK-së.
Edhe pse kjo do të jetë e vështirë, pasi Haradinaj kërkon të jetë kryeministër, por ka shumë pak deputetë në krahësim me LDK-në dhe nuk mund t’i imponohet kësaj të fundit.
“Hoxhollarë e priftna ia kanë nisë me u marrë jo veç me përkatësinë fetare të Dr. Rugovës (që për të ishte krejtësisht çâshtje private e individit, sepse vet ishte nji humanist dhe liberal) por edhe me teori identitare (sen s’po dallojnë nga integristat modernë e bejtexhitë e shekullit 19!?);
Albini si fitues i zgjedhjeve nuk po mundet me bâ Qeveri të diktatit, se LDK-ja e manë vetën gogja naltë në traditat demokratike e institucionaliste.
Mos u marrshin vesh gjatë 15 ditëve të ardhshme, Ramushi mbetët alternativë me bâ Qeverinë e re!?
Sepse ai mundet! Nuk u bân vija t’kuqe partive që i japin dashtuni e besnikni shtetit kosovar.
Kurse unë, shoqnisht i angazhuem që fituesi i zgjedhjeve shpejt me i dhânë venit Qeverinë, (e mos mujtë vet, me lshue udhë) po e çoj nji gotë “vénë me zog”, e po u thom gzue të dashtun, njerëz të mirë të Kosovës dardane!
Paçi sall gzime n’shpi’”, shkruan këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi.(TemA)